03 Maj 2024

Agani njoftoi “Mjekët e botës” për shëndetësinë e Kosovës

Prishtinë, 17 korrik - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpunëtorë priti sot një delegacion të organizatës nga Turqia “Mjekët e botës”, të shoqëruara nga Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Songul dhe kryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka.

Ky delegacion i “Mjekëve të botës” që në Turqi është themeluar më 2004, i përbërë nga mjeke të fushave të ndryshme, gjatë  qëndrimit në Kosovë do të vizitojnë shkollat speciale në Prizren ku do t’i kontrollojnë fëmijët që kanë problem me të dëgjuar dhe do t’u dhurojnë atyre aparate për të dëgjim.

Gjatë vizitës në MSh, ato janë njoftuar nga Ministri Agani për bashkëpunimin e mirë që ekziston në fushën e shëndetësisë midis Kosovës e Turqisë, projektet e përbashkëta si ai i trajtimit falas të njëqind pacientëve nga Kosova çdo vit në Turqi, projekti për ngritjen e një njësie të re të Emergjencës në QKUK, bashkëpunimin në fushën e shërbimeve të tjera shëndetësore, atë midis shoqatave profesionale dhe projekte të tjera të përbashkëta, të cilat kanë bërë që ky bashkëpunim në fushën e shëndetësisë të jetë i rëndësishëm dhe i suksesshëm.

Ministri Agani i ka njoftuar ato edhe me hapat në reformën shëndetësore në Kosovë dhe në këtë aspekt, ai ka mirëpritur thellimin e bashkëpunimit me këto organizatë dhe mekanizma të tjerë nga shteti i Turqisë, me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)