03 Maj 2024

Agani e Strashevski dakordohen për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 22 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë Ilija Strashevski.

Në takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në bazë të Marrëveshjes së bashkëpunimit të arritur midis dy ministrive në kohën e ish-Ministrit të Shëndetësisë të Maqedonisë dr. Bujar Osmani.

Ministri Agani shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në shëndetësi, duke theksuar se hapësirat për bashkëpunim janë të mëdha dhe se është interes i dy vendeve fqinje që ta vazhdojnë  bashkëpunimin. Marrëveshja u vlerësua si interes reciprok sidomos në ngritjen e kuadrove profesionale në sektorin shëndetësor.

Ministri Agani, përmes Ambasadorit Strashevski, ftoi homologun e tij të Maqedonisë për vizitë në Kosovë.

Ambasadori Strashevski e falënderoj ministrin Agani për pritjen, duke theksuar se vendi i tij është i interesuar të vazhdojë bashkëpunimin në çdo sektor, në veçanti në sektorin shëndetësor, duke e vlerësuar primare shëndetin e qytetarëve të dy vendeve fqinje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)