03 Maj 2024

Agani dhe Gashi bisedojnë për shëndetësinë e Komunës së Obiliqit

Prishtinë, 1 prill - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Gani Shabani, priti sot kryetarin e Komunës së Obiliqit, z.  Xhafer Gashin me bashkëpunëtorë.

Ministri Agani i informoi mysafirët për reformat që po bëhen në shëndetësinë kosovare dhe ndikimin e saj edhe në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor që administrohet nga komunat.

“Qëllim final i reformës është sigurimi i shërbimeve sa më cilësore shëndetësore për qytetarët e vendit”, tha Ministri, duke theksuar faktin se reforma do të krijojë mundësi për më shumë investime në projekte kapitale dhe staf profesional nga MSh-ja në Kujdesin Parësor Shëndetësor në komunën e Kastriotit dhe komunat e tjera.

Ministri Agani shprehu përkushtim maksimal për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes në sektorin shëndetësor në Komunën e Kastriotit, duke marrë parasysh rrezikun e banorëve të kësaj komune nga ndotja e madhe që shkaktohet nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Kryetari Gashi falënderoi ministrin Agani për gatishmërinë e dhënies së ndihmës në përmirësimin e kushteve të kujdesit shëndetësor në këtë komunë.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe ofrimit të ndihmës në sektorin shëndetësor dhe koordinimin e punëve midis tre niveleve të kujdesit shëndetësor si dhe për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)