29 Prill 2024

Agani dhe Begaj bisedojnë për shëndetësinë në Malishevë

Prishtinë, 4 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot Kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, të shoqëruar me bashkëpunëtorë.

Në takim u bisedua për nevojat e komunës në shëndetësi dhe për angazhimet e përbashkëta kundër etheve hemorragjike në këtë komunë.

Ministri Agani, pasi u njoftua nga Kryetari Begaj, për gjendjen në shëndetësinë e Malishevës dhe nevojat e saj për ndihmë nga niveli qendror në përparimin e kujdesit shëndetësor në këtë komunë, shprehu gatishmërinë institucionale në gjetjen e mundësive për të ndihmuar këtë komunë në sektorin shëndetësor.

Në takim rëndësi të veçantë iu dha përgatitjeve që po bëhen në luftimin e etheve hemorragjike.

Ministri Agani bëri thirrje për vetëdijesim të qytetarëve si hapë të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tyre, ndërkohë që ka siguruar se  Këshilli Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e EHKK, të cilin e kryeson ai,  ka bërë përgatitje për të dhënë një përgjigje sa më të mirë preventive dhe për të mbrojtur popullatën e kësaj zone nga  kjo sëmundje.

Në këtë takim u tha që të bëhet një sensibilizim adekuat për qytetarët  për t’u mbrojtur nga rreziku që shkaktohet prej etheve hemorragjike që shkaktohen nga pickimi i rriqrave të infektuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)