07 Maj 2024

Agani debaton me studentët në “Qeap Heimerer”

Prishtinë, 30 maj - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agan  morri pjesë sot në një debat publik për shëndetësinë, të organizuar nga Qendra Evropiane për Arsim  Profesional  \"Qeap – Heimerer\".

Ministri Agani shprehu kënaqësinë për organizimin e debatit me ekspertët dhe studentët e \"Qeap – Heimerer\", të cilët i vlerësoi për punën  e tyre në ngritjen e stafit profesional,  nxjerrjen e profileve të reja, të cilat Kosova nuk i ka pasur më herët, e që padyshim që do të jenë pjesë e tregut të punës me reformën që është duke u bërë në shëndetësi.  

Duke bërë një përshkrim të shkurtër të gjendjes së shëndetësisë nga paslufta e këtej, Ministri Agani, në fokus e vuri sistemin shëndetësor që e kishte kaluar një periudhë shumë të vështirë. 

“Kur e mora mandatin e ministrit, sistemi shëndetësor ishte jofunksional, duhej të ndryshohej. Qëllimi im ishte që të bëhej një reformë shëndetësore e cila do të fillonte me miratimin e Ligjit të Shëndetësisë, pastaj Ligjin për Odat e profesionistëve shëndetësor , Ligjin për Sigurimet shëndetësore, Ligjin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale dhe Ligjin për Kontrollin e Duhanit, ligje që përbëjnë shtyllat kryesore të reformës në shëndetësi,” theksoi Agani.

Ministri Agani vazhdoi duke potencuar se “qysh nga fillimi ka qenë i përkushtuar fuqishëm në krijimin e reformës në shëndetësinë kosovare, dhe si rezultat i këtij përkushtimi,  dhe  kemi sot një reformë me një legjislacion që mundëson shërbime më cilësore për qytetarët e vendit, por edhe kushte më të mira për profesionistët shëndetësorë që atyre u mundëson t’i vënë kapacitetet e tyre profesionale në shërbim të pacientit”.

“Një indikator i rritjes së shërbimeve në një nivel më të kënaqshëm është Ligji i Sigurimeve, që  mundëson krijimin e Fondit të sigurimeve shëndetësore, i dizajnuar që shërbimet shëndetësore t’i përfshijnë të gjithë qytetarët, përndryshe është reformë universale, ngase edhe qytetarët të cilët janë ekonomikisht keq, do të mund të përfitojnë shërbime të njëjta me qytetarin që qëndron shumë mirë materialisht. Pra, në këtë rast shërbimet do të jenë shumë të lira, dhe nga njëra anë nuk do të ketë keqpërdorim të shërbimeve dhe në anën tjetër do të kemi qytetarin si bashkëfinancues të ngritjes së cilësisë në shërbimet shëndetësore”, shtoi ai.

Ndërsa në funksionimin e reformës shëndetësore rol të rëndësishëm do të luaj edhe fillimi i punës së Bordit Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinikë Universitar të Kosovës (BDSHSKUK), bëri të ditur ministri Agani.

Ministri Agani përmendi mbështetjen dhe ndihmën konkrete të dhënë për reformën shëndetësore nga Banka Botërore. Por, edhe donacionet e shumta gjatë mandatit të tij, që kanë kontribuar në forma të ndryshme në ngritjen e kuadrove të profesionistëve shëndetësorë dhe të trajtimeve të pacientëve kosovar si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Debati u drejtua nga drejtori i Qendrës Evropiane për Arsim  Profesional  \"Qeap – Heimerer\", eksperti shkencor Petrit Beqiri.

Debati u përcoll me pyetja të shumta nga ekspertë shëndetësor dhe studentë të \"Qeap – Heimerer\" rreth shëndetësisë në përgjithësi e në veçanti për sigurimet shëndetësore dhe përfitimet që do të kenë profesionistët shëndetësor nga Fondi i sigurimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)