06 Maj 2024

AAK: Qevera pa zgjidhje për problemet në shëndetësi

Prishtinë, 22 mars - Departamenti për Shëndetësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bën të ditur se është përpjekur t’i bëjë analizë punës së Qeverisë Mustafa dhe Ministrisë së saj të shëndetësisë në 100 ditët e kaluara, por nuk e ka bërë, meqë ministria as nuk bënte punë, as nuk lëshonte zë.

\"Në këto rrethana kemi mundur vetëm të konkludojmë se Kosovës, kur është shëndetësia në pyetje, nuk po i vijnë ditë të mira. Programi i Qeverisë për Shëndetësi, i bërë publik këto ditë, nuk na ka luhatur në këtë konkluzion, përkundrazi\", ka thënë Talat Gjinolli kryesues i Departamentit për Shëndetësi të AAK-së.

Dy gjëra sipas tij mund të kuptohen nga programi qeverisës për shëndetësi:  Qeveria Mustafa, lëre që nuk i ka zgjidhjet e veta për problemet në shëndetësi, por as që i ka kuptuar ato të nisura nga qeveria e mëparshme.

\"Rrjedhimisht, programi është përplot zgjidhje të këqija, ndërkohë që nuk adreson shumë probleme me rëndësi. Vende-vende është në kundërshtim edhe me ligjet që e rregullojnë këtë fushë.\"

\"Ndërsa, për ato pak veprime që mund të bëjnë ndryshimin në shëndetësi, nuk cakton as kush, as kur dhe as si do t’i realizojë, duke u bërë jo program i aksioneve, por listë e dëshirave\", ka theksuar Gjinolli.

Për AAK-në, paralajmërimi se nuk do të ketë fond publik të sigurimeve shëndetësore, të paktën deri në vitin 2016, është tragjik, ndërsa arsyetimi se kjo për arsye se qeveria nuk do që ky fond të dalë i keq, është komik.

Tragjik, për shkak se Kosova ka pasur nevojë që të ketë fond të sigurimeve shëndetësore publike jo sivjet, por që 15 vjet, kurse komik, sepse arsyetimit se fondi nuk po bëhet për të mos dalë i keq, nuk i beson askush. 

Ai ka thënë së Qeveria është dashur të mobilizojë mjetet nga të gjitha vijat buxhetore, ku mund të marrë edhe mjete borxh, që fondin ta bëjë funksional menjëherë.

Për AAK-në, pretendimi i qeverisë që në mungesë të fondit të ndajë mjete nga buxheti, në mënyrë që brenda dy viteve të arrijnë mesataren e regjionit, është joreal.

Gjithashut është i pakuptueshëm fakti se e harron financimin e shëndetësisë përmes koncesionimit, partneritetit publik e privat e privatizimit dhe parapëlqen që si alternativë të na fusë në borxhe.

\"Nëse këtyre zgjidhjeve për financimin iu shtohet edhe mungesa e ideve për përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së tyre, konkludimi është logjik: kjo qeveri nuk ka zgjidhje për problemet e shëndetësisë\". është thënë në konferencën e sotme për media të Departamentit për Shëndetësi të AAK-së, të kryesuar nga Dr. Talat Gjinolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)