28 Prill 2024

AAK: gjendja në shëndetësi gjithnjë e më e rëndë

Prishtinë, 31 korrik - Departamenti për Shëndetësi i AAK-së konstatoi sot, në një konferencë për shtyp se gjendja në shëndetësi, jo vetëm që nuk është më e mirë, por është bërë edhe më e keqe.

Kryesuesi i Depatmentit të Shëndetësisë, Dr. Talat Gjinolli ka thënë se asnjë prej premtimeve të Qeverisë për rregullimin e gjendjes në shëndetësi nuk është realizuar.

\"Derisa ajo vazhdon të \"luajë me letra\", shëndeti i qytetarit të Kosovës vazhdon të jetë më i rrezikuari, ndërsa dinjiteti i punëtorit shëndetësor vazhdon të jetë më i diskriminuari në regjion\", ka theksuar Gjinolli.

Për AAK sipas tij ka vetëm një arsye për këtë dhe ky është fakti se kjo Qeveri, kur është shëndetësia në pyetje, është shkëputur në tërësi nga realiteti.

\"Në kohën kur asgjë nuk shkon si duhet ajo vazhdon të ëndërrojë për një mjekësi evropiane dhe të krenohet me punë që nuk janë. Çka është edhe më e keqe këtë ëndërr po përpiqet në të gjitha mënyra të na e shes edhe neve\", ka theksuar ai.

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, por jo vetëm ajo, ka kohë që kanë ngritur problemin e fondeve të sigurimit duke e gjetur atë çelës për zgjidhjen e shumicës së problemeve me të cilat ballafaqohet shëndetësia.

Në vend se të angazhohet për këtë problem Ministria e Shëndetësisë manipulon me konceptin e bashkëpagesave.

Qytetari i Kosovës i cili do të ketë nevojë për shërbime shëndetësore në institucionet publike do të jetë i detyruar të paguajnë përqindje të ndryshme nga çmimi i  shërbimeve shëndetësore në emër të bashkëpagesës. Për shembull tani qytetari paguan një koronarografi 150 euro dhe për një stent në arterien koronare 350 euro. 

Për procedura më komplekse shuma mund të kalon edhe një mijë euro.  Në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës, në vend se ta lehtësojë të sëmurin e rëndon atë. E dënon të sëmurin sepse është sëmurë. Ia vë një “tatim për sëmundje”.

Për AAK kjo është e papranueshme. Prandaj, Departamenti për shëndetësi i AAK kërkon që kjo praktikë, kjo “taksë për sëmundjen”  të hiqet menjëherë dhe në vend të saj të në Kuvend të prezantohet projektligji i sigurimeve shëndetësore.

Për AAK shëndetësia është problem nacional dhe si e tillë duhet edhe të trajtohet. Ajo nuk guxon të jetë privilegj i vetëm një partie ose një qeverie. Kur menaxhohet me sukses dhe edhe më shumë kur është e lidhur me dështimet.

Për AAK shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se kënaqësia me dështimet e Qeverisë. Brenga për shëndetin është mbi dëshirën për pushtet. AAK fton qeverinë që të sillet me përgjegjësi ndaj kësaj çështjeje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)