08 Maj 2024

49.528 pacientë të operuar në institucionet shëndetësore në 2013

Prishtinë, 6 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shëndetësisë 2013”.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në Institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë dhe shkallës së arsimimit, të dhëna për aktivitetet e  Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e Spitaleve Rajonale, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i të punësuarve në institucionet publike shëndetësore ishte 13.618.

Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57% ishin femra, ndërsa 43% meshkuj. Krahasuar me vitin 2012, numri i të punësuarve në vitin 2013 është rritur për 8, ose shprehur në përqindje 0.05%.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të operuar në institucionet shëndetësore ishte 49.528, prej tyre 32.692 ose 66% e operacioneve janë kryer në Klinikat e QKUK-së, ndërsa 16.836 apo 34% në spitalet rajonale.

Krahasuar me vitin 2012, numri i pacientëve të operuar në vitin 2013 është më i madh për 967, apo shprehur në përqindje për 2%.

Numri i pacientëve të vdekur në Klinikat e QKUK ishte 1.207, prej tyre 314 apo 26% e rasteve ishte në Klinikën e Neurologjisë. Krahasuar me vitin 2012, numri i vdekjeve në vitin 2013 është  më i vogël për 82 ,apo shprehur në përqindje 6.4%.

Numri i pacientëve të vdekur në spitalet rajonale ishte 882. Krahasuar me vitin 2012, numri i pacientëve të vdekur në vitin 2013 është më i madh për 42, apo shprehur në përqindje 5%.

Numri i institucioneve shëndetësore private të licencuara ishte 1.003. Nga numri i përgjithshëm i institucioneve të licencuara 305 apo 30% ishin ordinanca stomatologjike. Krahasuar me vitin 2012, numri i institucioneve të licencuara në vitin 2013 është rritur për 45, apo shprehur në përqindje 4.7%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)