08 Maj 2024

400 milionë njerëz në botë pa përkujdesje shëndetësore

Gjenevë, 13 qershor - Rreth 400 milionë njerëz në botë nuk kanë as mbrojtjen elementare shëndetësore, thuhet në raportin e djeshëm të Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO).

Sipas raportit të fundit, të bazuar në të dhënat e vitit 2013, së paku 400 milionë njerëz në botë nuk kanë qasje në shërbimet shëndetësore, siç është përcjellja e shtatzënisë, mjekimit të fëmijëve, shërimin nga tuberkuloza, por nuk kanë as qasje në ujë të pijshëm dhe shërbimet sanitare, transmeton Telegrafi.

“Ky raport është një sinjal për alarm dhe tregon se jemi shumë larg qasjes së gjithpërfshirëse të kujdesit shëndetësor”, ka thënë Tim Evans, drejtor i sektorit për shëndetësi dhe banorë në Bankën Botërore.

Ai ka potencuar domosdoshmërinë e zgjerimit të kujdesit shëndetësor dhe lirimit të popullatës së varfër nga pagesat e shpenzimeve të shërbimeve mjekësore.

Ky raport, për të cilin Banka Botërore thotë se monitoron shërbimet mjekësore në 37 shtete, tregon se 6 për qind e popullatës së vendeve të analizuara jeton në varfëri ekstreme dhe ka në dispozicion vetëm 1.25 dollarë në ditë.

WHO dhe Banka Botërore rekomandojnë që shtetet të bartin shpenzimet e sigurimeve shëndetësore për më së paku 80 për qind të popullatës në mënyrë që të gjithë njerëzit në botë të kursehen nga pagesa e shërbimeve shëndetësore të cilat i varfërojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)