300 shishe të ilaçit të Surfaktantit arrijnë në Kosovë
Prishtinë, 12 janar- Fondacioni humanitar Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhuroi edhe këtë vit medikamentin e surfaktantit në njësinë e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këtë vit u dhuruan 300 shishe të këtij medikamenti jetik për foshnjet e Kosovës dhe ky donacion mbulon nevojën e njësisë për vitin 2016.
Pa surfaktant të mjaftueshëm, mushkëritë e foshnjës nuk mund të zhvillohen dhe foshnjat e lindura parakohe vdesin. Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin e surfaktantit deri disa javë pas lindjes.
Kështu, medikamenti i surfaktantit është jetik për parandalimin dhe trajtimin e RDS (sindromës së ankthit të frymëmarrjes) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë së foshnjeve. Ky medikament shfrytëzohet afërsisht nga 250-300 foshnje çdo vit.
Jemi të lumtur që këtë vit, me rastin e dorëzimit të medikamentit kemi të pranishëm edhe përfaqësues të AmeriCares, partnerit tonë nga SHBA-të.\"
\"Fondacioni dhe AmeriCares bashkëpunojnë që nga viti 2009 dhe jemi të lumtur që ky partneritet do të vazhdojë edhe vitet në vazhdim, partneritet ky që siguron ardhjen e surfaktantit në Kosovë shprehet Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.
Ndërkaq Dr. Mynevere Hoxha, drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë shpreh mirënjohjet më të thella për fondacionin dhe partnerin amerikan për donacionin e ilaçit të surfaktantit tërë këto vite. Ky medikament po shpëton jetë foshnjash, thekson Hoxha.
Medikamenti i surfaktantit është shumë i shtrenjtë dhe sigurohet nga partneri shumëvjeçar i Aksionit për Nëna dhe Fëmijë - AmeriCares dhe Laboratorët Abbvie në SHBA.