18 Prill 2024

212 pacientë marrin shërbime falas të Dializës në Spitalin e Prizrenit

Prizren, 25 shkurt - Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se 17 pacientë nga Republika e Shqipërisë po marrin shërbime të rregullta të Dializës në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit,  shërbim ky që po ofrohet falas,  sikurse  për qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës.

Krahas tyre, janë edhe 195 pacientë të tjerë nga Komuna të ndryshme të regjionit të Prizrenit, duke e kaluar në 212 numrin e përgjithshëm të pacientëve që dializohen në këtë Spital.

Brenda viti, në Repartin e Dializës ofrohen 30 mijë seance Dialize, përfshirë edhe shtetas të vendeve të tjera, që përkohësisht janë në Prizren.

Stafi që ofron shërbimet e Dializës është i trajnuar, përfshirë mjekë internistë- nefrologë, por edhe infermierët dhe stafi tjetër mbështetës që me përkushtim shërbejnë për pacienët.

Numri i pacientëve sipas vendbanimeve
-Komuna e Prizrenit, 98 pacientë
-komuna e Suharekës, 28 pacientë
-Komuna  e Rahovecit, 27 pacientë
-Komuna e Malishevës, 23 pacientë
-Komuna e Dragashit, 16 pacientë,
-Komuna  e  Mamushës, 1 pacient
-Republika e Shqipërisë, 17 pacientë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)