15 Maj 2024

Zyrtarizohen katër konsuj nderi të Kosovës

Prishtinë, 24 gusht - Kosovës i janë pranuar katër konsuj të nderit në Turqi dhe nga një në Honduras dhe në Haiti.

Pranimi i konsujve të nderit të Kosovës nga ministria e Punëve të Jashtme të shteteve përkatëse ka ardhur ditëve të fundit pas emërimit paraprak nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Sipas Koha Ditore, zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, të enjten, teksa ka dhënë emrat e konsujve, ka treguar edhe vendin në të cilin ata do ta ushtrojnë rolin e tyre.

“Muharrem Toprak është konsull nderi në Izmir, Fahrettin Gülener është konsull nderi në Bursa. Kaan Kaşif Kavaloğlu është konsull nderi në Antalia dhe Emin Hisarcıklıoğlu është konsull nderi në Kajseri”, ka treguar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)