19 Maj 2024

Zhbogar mirëpret vendimin e Kuvendit të Kosovës për EULEX-in

Prishtinë, 7 shtator - Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Kosovë dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, mirëpret vendimin e Kuvendit të Kosovës për EULEX-in.

\"E përshëndes vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për të vazhduar partneritetin e ngushtë midis Kosovës dhe EULEX-it. Fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë mbetet prioritet dhe objektivë e jona e përbashkët, dhe vendimi i sotëm do të na ndihmojë që ta arrijmë këtë edhe më shpejt”, ka theksuar ai.

Sipas tij, mbështetja e fuqishme e Kuvendit ishte një konfirmim i angazhimit të Kosovës për të ardhmen e saj evropiane.

\"EULEX-i është pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të BE-së për Kosovën dhe në të ardhmen ne duhet ta mbjellim këtë së bashku edhe më vendosmërisht në proceset e Bashkimit Evropian. Inkurajoj Kosovën që të shfrytëzojë më së miri ekspertizën në dispozicion në kuadër të këtij misioni.\"

\"Në veçanti, kjo do të jetë e rëndësishme për plotësimin e kërkesave për dialogun për liberalizimin e vizave dhe studimin e fizibilitetit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Unë sinqerisht, këtë hap në këtë proces e konsideroj si dëshmi të besimit tonë në rritje dhe dëshmi të partneritetit tonë në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Zhbogar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)