17 Maj 2024

Zhbogar ia dorëzoi kryetarit Krasniqi Studimin e Fizibilitetit

Prishtinë, 11 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili ia dorëzoi Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Duke e konsideruar këtë një lajm të mirë për Kosovën, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian potencoi prioritetet afatshkurtra që institucionet e vendit duhet t’i përmbushin.  

Kryetari Krasniqi shprehu gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të përmbushur përgjegjësitë, në funksion të ecjes drejt integrimit evropian.  

Zhbogar dhe kryeparlamentari Krasniqi potencuan se e ardhmja e Kosovës, sikurse e rajonit në përgjithësi, është në Bashkimin Evropian. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)