03 Maj 2024

Zhbogar: BE-ja nuk mirëpret kushtëzimin e dialogut

Prishtinë, 17 maj - Bashkimi Evropian insiston në vazhdimin pa kushte të dialogut Prishtinë-Beograd. Përfaqësuesi special i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë edhe shumë çështje që duhet t’i zgjidhin mes vete.

Para së gjithash, ai ka deklaruar se nga dialogu varet edhe procesi i përafrimit të këtyre dy vendeve me familjen evropiane.

“Dialogu duhet të vazhdojë pasi që ka ende gjëra që duhet bërë. Ne e kemi thënë se progresi i Kosovës dhe i Serbisë drejt BE-së do të maten edhe nëpërmjet dialogut dhe marrëdhënieve ndërmjet vete. Andaj është në interes të të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë dialog”, ka thënë Zhbogar.

Vazhdimi i dialogut teknik është kushtëzuar nga Kuvendi i Kosovës me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Zhbogar nuk ka parapëlqyer të lëshohet në komentime të zhvillimeve në Kuvend, por ka rikujtuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është kërkuar edhe me Rezolutë të OKB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)