07 Maj 2024

Zhbogar: BE-ja nuk lejon bllokada të rrugëve

Prishtinë, 8 qershor - Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka theksuar të jetë i shqetësuar për situatën aktuale në veri të Kosovës, por ka ripërsëritur qëndrimin e BE-së se nuk guxohet të pengohet e drejta për liri të lëvizjes. 

“Për sa i përket lirisë së lëvizjes, BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare gjithherë kanë qenë të qarta që ajo është e drejtë që nuk guxon të pengohet. Kjo nuk është asgjë e re”, ka thënë Zhbogar, për mediet serbe.

Ai ka shprehur keqardhje për incidentet në të cilat pati edhe të plagosur.

Më 1 qershor në përpjekjet e KFOR-it për të hequr barrikadën në fshatin Rudar në komunën e Zveçanit, nga të shtënat me armë zjarri të grupeve kriminale serbe, janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it dhe katër serbë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)