15 Maj 2024

Zëvëndesministri Shurdhaj viziton invalidët e UÇK-së në Durrës

Durrës, 6 gusht - Edhe për vitin 2012 Qeveria e Republikës se Kosovës, me qellim të rehabilitimit të invalidëve të luftës së UÇK-së dhe familjeve te dëshmorëve ka ndare një shume te konsiderueshme mjetesh.

Aktualisht ne bregdetin shqiptar, gjegjësisht ne Durrës, po qëndrojnë familjare të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së.

Për t’u njohur me kushtet e akomodimit  dhe gjendjen e  tyre, zv.ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmire Shurdhaj, i shoqëruar nga këshilltari i MPMS-së, Viktor Mehana, vizituan ketë kategori pushuesish që po qëndrojnë për pushim dhe rehabilitim  në plazhin e Durrësit në Shqipëri.

Zv/ministri Shurdhaj u njoftua nga afër me kushtet e pritjes ne hotel, ku dhe janë vendosur. Ai tha  se këto kategori të dala nga lufta meritojnë respekt të vençat, duke shtuar se kjo përkujdesje do të vazhdoj edhe në të ardhmen pasi këto kategori meritojnë trajtim të dinjitetshëm.

 Familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së u shprehën të kënaqur dhe të nderuar me vizitën që  bëri zv/ministri Shurdhaj ku dhe shprehën falënderim të veçantë për kujdesin që po tregojnë institucionet shtetërore të Kosovës   ndaj tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)