27 Prill 2024

Zëvendëskryeministrja Tahiri priti Ambasadorin e Holandës

Prishtinë, 19 janar - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri priti Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Robert Bosch, të cilin e falënderoi për kontributin e ti që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mese dy shteteve, ndërsa u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve. Në këtë takim u fol edhe për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike si dhe për dialogun teknik.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Shteti i Kosovës po punon intensivisht në përmbushjen kritereve që kontribuojnë në avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ajo tha se Kosova ka ndërmarr një varg reformash dhe ka prioritet që gjatë këtij viti të bëjë edhe me shumë në zhvillimin ekonomik, sundim të ligjit si dhe arsim me të mirë.
 
Nga ana e tij, Ambasadori holandez tha se do të vazhdoi të jep kontributin e ti në zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe se Holanda përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Ndërkaq sa i përket dialogut teknik të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ky dialog është në funksion të integrimit evropian dhe po ashtu kontribuon për stabilitetin dhe paqen në rajon. Në takim u tha se është e rëndësishme që të behët zbatimi i marrëveshjeve dhe kjo të hy në funksion sa me të mirë për qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)