06 Maj 2024

Zëvendëskryeministrja Tahiri në vizitë zyrtare në Turqi

Prishtinë, 1 maj - Me ftesë të Qeverisë së Turqisë përkatësisht Zëvendëskryeministrit Bekir Bozdağ, Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës znj. Edita Tahiri udhëton sot për në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Gjatë qëndrimit në Turqi,  Zëvendëskryeministrja Tahiri do të zhvilloj takime me përfaqësuesit e lartë shtetëror të shtetit turk, ku do të takohet me homologun e saj Bekir Bozdağ dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoğlu. 

Zëvendëskryeministrja Tahiri do të zhvillojë takime në Parlamentin e Madh të Republikës së Turqisë dhe do të mbaj ligjërata në Fondacionin Prestigjioz TEPAV në Ankara dhe në Universitetin Sabancı në Stamboll.

Përveç takimeve në Ankara, znj. Tahiri do të zhvilloj takime edhe Stamboll me përfaqësues të jetës politike dhe kulturore atje si dhe me shoqatat e bashkatdhetarëve tanë në Turqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)