05 Maj 2024

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Erhard Busek

Prishtinë, 7 dhjetor – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim ish-koordinatorin e Paktit të Stabilitetit për Evropën juglindore, Erhard Busek, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për marrëveshjen e arritur, për menaxhimin e integruar të kufijve.

Të dy bashkëbiseduesit, këtë marrëveshje e kanë vlerësuar si një arritje pozitive dhe kanë shprehur besimin e tyre që bashkësia ndërkombëtare do të jap mbështetjen e nevojshme në implementimin e kësaj marrëveshje dhe marrëveshjeve tjera.

Po ashtu, z. Busek e ka vlerësuar rolin e përgjegjshëm dhe konstruktiv që vazhdon të luaj pala kosovare në gjithë këtë proces.

Si Zëvendëskryeministri Kuçi, ashtu edhe z. Busek, kanë ritheksuar nevojën për vazhdimin e hapave të mëtutjeshme të institucioneve të Kosovës, në koordinim të plotë me institucionet ndërkombëtare, për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)