28 Prill 2024

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me ambasadorin britanik, Cliff

Prishtinë, 14 nëntor – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cameron Cliff.

Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin e Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në shumë fusha, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, ku Ambasadori Cliffi, shprehi kënaqësinë e tij për nivelin e bashkëpunimi.

Po ashtu, u diskutua edhe për gjendjen në veri të Kosovës, ku të dy bashkëbiseduesit u shprehen se në këtë pjesë të Kosovës duhet të sundojë rendi dhe ligji.

Ndërsa, në diskutimin për mundësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Këshillin e Evropës, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehi qëndrimin që bashkëpunimi me Këshillin e Evropës të jetë institucional dhe përfaqësimi në këtë institucion, të bëhet vetëm nga institucionet e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)