05 Maj 2024

Zef Prendrecaj u zgjodh drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor

Prishtinë, 28 maj - Sot u mbajt takimi i përbashkët i anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit Prokurorial, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.

Në këtë takim ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (9) dhe 11 anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Fillimisht anëtarët e të dy Këshillave aprovuan Rregulloren për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, për zgjedhjen e drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, për të vazhduar me shqyrtimin e propozimeve dhe rekomandimeve të Komisionit Intervistues të themeluar nga të dy Këshillat për zgjedhjen e drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

Me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kandidati i propozuar, Zef Prendrecaj u zgjodh drejtor i Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

Vendimi për zgjedhjen apo emërimin e drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor merret në përputhje me nenin 46, paragrafi 1 i Ligjit për KGJK-në dhe nenin 36 të Ligjit për KPK-në. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)