28 Prill 2024

Zbogar: Kosova dhe Serbia duhet të jetojnë në fqinjësi të mirë

Prishtinë, 4 prill - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Samuel Zbogar,  Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilit i ka ofruar bashkpunimin e plotë të institucioneve të Kosovës, me qëllim të ecjes përpara të proceseve të përgjithshme të Kosovës.

Me këtë rast, Kuçi dhe Zhbogar biseduan për zhvillimet e përgjithëshme në Kosovë, me theksë të veçantë për sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe për raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Po ashtu, u bisedua për raportet e Republikës së Kosovës me Republikën e Sërbisë, ku të dy bashkëbiseduesit shprehen nevojën që në mes të këtyrë dy vendeve të ketë raporte të fqinjësisë së mirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)