13 Maj 2024

Zbatimi i marrëveshjeve, kusht për vazhdimin e dialogut

Prishtinë, 16 qershor - Lehtësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Robert Cooper, kur të vjen në Prishtinë, do të dëgjojë kushtëzimin e palës kosovare se pa zbatimin e marrëveshjes nuk do të ketë dialog të ri me Beogradin.

Cooper do të vizitojë javën e ardhshme Serbinë, e pastaj Kosovën në kuadër të përpjekjes së tij për të rifilluar dialogun.“Cooper do të kërkojë rifillimin e dialogut dhe njëkohësisht edhe zbatimin e marrëveshjeve nga të dyja palët”, ka thënë një zyrtar i BE-së në kusht anonimiteti.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të mos bisedojë me palën serbe pa u zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)