28 Prill 2024

Xhaferi: Ndarja eksperiment i rrezikshëm për rajonin

Prishtinë, 8 shtator - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë.
Pas takimit, zëvendëskryeministri Kuçi tha së Qeveria e Kosovës konsideron që me Republikën e Maqedonisë nuk ka asnjë çështje të hapur, andaj këtë gjë e vlerësoi si mundësi për bashkëpunim të plotë në mes të këtyre dy vendeve.

Xhaferi, tha se nuk mund të hapet çështja e ndarjeve territoriale, sepse një eksperimentim i tillë është i rrezikshëm për stabilitetin politik në rajon. 
 
Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, reflektohen edhe në Maqedoni, tha zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi. Ai tha se nuk mund të hapet çështja e ndarjeve territoriale, pasi është e rrezikshme për stabilitetin rajonal.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, nuk kanë asnjë çështje të hapur, por kanë mundësi për bashkëpunim të plotë në të gjitha fushat. Ai tha se gjatë kohës së reciprocitetit nuk është vërejtur ndonjë mungesë mallrash, pasi ka pasur bashkëpunim të mirë me Republikën e Maqedonisë.

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, tha se në dinamikën e proceseve politike që po kalon Kosova duhet të gjendet mundësia e komunikimit. Ai theksoi se gjatë aksionit të reciprocitetit në Kosovë, ishte një mundësi e mirë që Maqedonia shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Të dy homologët janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet dhe memorandumet mes dy shteteve të nënshkruara deri tani duhet të fillojnë të zbatohen. Bashkëpunimi mes dy shteteve do të ndikojë në mënyrë pozitive për paqen dhe stabilitetin në rajon, u tha në takimin e dy zëvendës kryeministrave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)