27 Prill 2024

Wikileaks: Xhelili, hero

Prishtinë, 12 shtator - Ambasada Amerikane në Prishtinë e kishte vlerësuar ish-ministrin e MPB-së dhe ish-koordinatorin kundër trafikimit, Fatmir Xhelilin, hero kosovar kundër trafikimit.

Gjatë kësaj kohe Xhelili ka përqendruar energjitë e Grupit Ministror Kundërtrafikim. Falë përpjekjeve të tij ky grup ka botuar dhe ka filluar zbatimin e strategjisë së parë kombëtare dhe planin e dytë aksional kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, thuhet në vlerësim e ish-ambasadores amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow, për Xhelilin, të cilin e botoi këto ditë “Wikileaks”.
Kaindanow shkruante se si Xhelili kishte rregulluar takimet e grupit punues ndërministror një herë në muaj dhe kishte siguruar që linja telefonike kundër trafikimit të kishte staf të duhur dhe të trajnuar.

“Ai mbështeti përpjekjet e katër grupeve punuese për t’i trajtuar parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen dhe trafikimin e fëmijëve. Ai mori pjesë në një Konferencë të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migrimit (ICMPD), ku janë diskutuar mekanizmat transnacionalë të referimit (MTR) dhe është promovuar bashkëpunimi rajonal në Evropën Juglindore, në Vjenë të Austrisë, në nëntor 2008”, shkruante ish-ambasadorja Kaidanow.

Në këtë komunikim me shkrim Kaidanow po ashtu shkruante se si në dhjetor Xhelili kishte organizuar një konferencë kundër trafikimit (TIP) për ta shqyrtuar zbatimin e Planit të Veprimit të Kosovës dhe për të publikuar çështje për popullsinë e Kosovës.


“Mediet morën pjesë dhe raportuan për ngjarjen. Një raport progresi vuri në dukje qëllimet e arritura dhe identifikimin e sfidave që kanë mbetur. Angazhimi i Xhelilit dhe veprimet konkrete kishin një ndikim të rëndësishëm në përpjekjet e Grupit Ministror Kundërtrafikim për ta luftuar trafikimin.

Fatmir Xhelili është verifikuar me anë të bazës së të dhënave në dispozicion që kishte Departamenti i Shtetit më 4 shtator 2008 dhe kishte siguruar se nuk ka ndalesa për viza ose informacione të tjera nënçmuese”, vlerësonte Kaidanow.

Po ashtu, Kaidanow vlerësonte se që nga koha kur u bë koordinator kombëtar Fatmir Xhelili, ai ka përdorur Grupin Punues Ndërministror si instrumentin e tij kryesor për zhvillimin dhe zbatimin e politikave kundër trafikimit. “Me ndihmën e tij, ai botoi Strategjinë Kombëtare të Kosovës dhe Planin e Veprimit që është mbajtur në dhjetor, në konferencën ku është shqyrtuar zbatimi i Planit të Veprimit të Kosovës dhe për t’i identifikuar sfidat e tjera, dhe koordinimi i efektshëm kundër trafikimit nga të gjithë anëtarët e Grupit Ministror Kundërtrafikim”, shkruante ish-ambasadorja amerikane.

Në këtë kontekst, ajo vlerësonte se që nga marrja e detyrës në janar 2008 Qeveria e kryeministrit Thaçi ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë.


Vizioni i Xhelilit

“Xhelili na ka thënë se ai do t’i propozojë komitetin drejtues, sekretariatin dhe grupet e punës për parandalimin, mbrojtjen dhe ndjekjen. Në bazë të projektit të përafërt, Xhelili u pajtua me ne se ai do ta kryesojë Komitetin Drejtues, që do t’i përfshinte përfaqësuesit nga ministritë relevante, siç janë: Ministria e Drejtësisë (MD), Ministria e Arsimit (MA) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), si dhe organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të. Grupi Drejtues do të punonte në Planin e ri Aksional të Kosovës (PAK), do ta mbikëqyrte punën e sekretariatit dhe do të mbante takime mujore për ta arritur konsensusin në rekomandimet kundër trafikimit”, shkruante ish-ambasadorja amerikane Kaidanow.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)