17 Maj 2024

VV: Projektligji i “amnistisë” së pasurisë së paligjshme

Prishtinë, 27 shtator - Për Vetëvendosje “Ligji Anti-Mafia”, “Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme” dhe “Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve” konsiderohet si të domosdoshme ndaj në Programin politik të kësaj partie, në pikën 67 thuhet:

“Ne konsiderojmë që keqpërdorimet nuk vjetrohen kurrë. Të gjithë ata që kanë uzurpuar, vjedhur, keqmenaxhuar me pronën publike, duhet të përgjigjen para drejtësisë. Përveç kriminelit duhet dënuar edhe krimin dhe produktin e krimit.\"

\"Në këtë drejtim ne angazhohemi që popullit të Kosovës t’i kthehet e tërë pasuria e zhvatur në mënyrë të paligjshme nga të gjithë personat për të cilët drejtësia do të mund të dëshmonte që e kanë bërë një gjë të tillë, përmes konfiskimit të tërë pasurisë së paligjshme.”

Lëvizja Vetëvendosje! ka pritur me interes të veçantë hartimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

\"Ne kemi vlerësuar se ky ligj është i domosdoshëm për shkak të korrupsionit në shkallë të lartë dhe krimit të organizuar i cili gjithsesi ka çadrën e vet edhe tek politika. Por, kjo ka qene një kërkesë disa vjeçare edhe Komisionit Evropian i cili në raportet e progresit pasurimin e paligjshëm e kritikon ashpër. Mirëpo çfarë ka ndodhur? Pas një zvarritje të gjatë nga Ministria e Drejtësisë, më në fund projektligji është hartuar.

Por kështu si është më shumë bën dëm se i shërben luftës ndaj krimit. Në fakt ky projektligj është dëshmi se qeveria ka vullnet të bëjë gjithçka për të penguar luftën e krimit dhe korrupsionit.

Po ashtu edhe përfaqësuesit e Shoqërisë civile kanë bërë vërejtje e sugjerime gjatë gjithë procesit të hartimit të projektligjit qeveritarët nuk morën parasysh asnjërën prej tyre. Ndërkohë që është krijuar Agjencioni për Konfiskimin e pasurisë, puna e të cilit deri më tani, ka qenë konfiskimi i ndonjë bagëtie, apo ndonjë mjeti modest\", thuhet në deklaratën e VV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)