16 Maj 2024

VV kërkon nga partitë të mos bëhen patericë e PDK-së

Prishtinë, 25 korrik - Lëvizja “Vetëvendosje” iu bëri thirrje sot të gjitha subjekteve politike opozitare që të mos i përgjigjen ftesës së Partisë Demokratike për ndonjë koalicion të ri të mundshëm, pasi siç u tha, nuk do t’i sjellë asnjë të mirë vendit.

Lideri i lëvizjes ”Vetëvendosje”, Albin Kurti, iu bëri thirrje të gjitha partive opozitare që të mos bëhen pjesë e qeverisjes me PDK-në, e cila siç tha, nuk i ka sjellë asnjë të mirë Republikës së Kosovës. Sipas tij, PDK është në kërkim të një koalicioni të ri për tri arsye: dhënien e autonomisë për veriun e Mitrovicës, shitja e Trepçës dhe shitja e PTK-së.

Kurti gjithashtu i bëri thirrje opozitës që të nënshkruajnë moscionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, që ka filluar nga Lëvizja “Vetëvendosje” më 2 dhjetor të vitit të kaluar.

“Është koha e fundit që edhe subjektet e tjera opozitare ta nënshkruajnë këtë mocion. Pra mocioni I mosbesimit ndaj kësaj qeverie është rruga e drejtë për të shkuar përpara dhe jo negociatat për negociata të reja qeverisëse, që e shpëtojnë kryeministrin duke e coptuar dhe shitur Kosovën”, tha ai.

Sipas tij sot pa një koalicion të ri të PDK-së, nuk mund të ketë shitje të PTK-se, Trepçës dhe as autonomi për veriun.
“Prandaj lëvizja vetëvendosje iu bën thirrje të gjitha subjekteve opozitare që të mos bëjnë negociata me Thaçin dhe PDK-bë për koalicion qeverisës me ta. Ne jemi subjekti i vetëm që gjithmonë kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie”, tha Kurti.

Të gjithë e dimë se marrëveshja Pacolli-Thaçi-Mustafa tashmë është zhvlerësuar. Besoj të jetë bërë e qartë edhe për LDK-në që ajo nuk ia ka shkurtuar mandatin kësaj qeverie në dy vjet e gjysmë.

“Në fakt, u vërtetua qëndrimi i drejtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! se ajo marrëveshje nuk ishte as institucionale dhe as kushtetuese, dhe se nga ajo përfiton Thaçi e jo Kosova. Pa atë marrëveshje dje, nuk do të kishte qeveri Thaçi 2. Sot, pa një koalicion të ri të PDK-së nuk mund të ketë shitje të PTK-së e Trepçës dhe as autonomi për veriun. Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! iu bën thirrje të gjitha subjekteve dhe secilit prej tyre që të mos bëjnë negociata me Thaçin dhe PDK-në për koalicion qeverisës me të”, ka theksuar ai.   

“Çdo ditë që kjo qeveri qëndron në pushtet, qytetarët e Kosovës humbin pjesë nga pavarësia e shtetit, humbin pjesë të pasurisë publike të Kosovës, humbin pjesë të buxhetit të Kosovës dhe humbin pjesë të territorit të shtetit tonë.  Çdo orë që kjo qeveri qëndron në pushtet, qytetarët humbin gjasat që një ditë Kosova të bëhet shtet normal, sovran dhe i zhvilluar ekonomikisht.” Kështu patëm thënë kur e kërkuam dorëheqjen e Qeverisë më 12 shtator të vitit 2011 dhe zgjedhjet e reja. Ne jemi subjekti i vetëm që e ka kërkuar dhe gjithmonë e kërkon dorëheqjen e kësaj Qeverie. Më 2 dhjetor 2011, patëm nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës. Është koha e fundit që edhe subjektet e tjera opozitare ta nënshkruajnë këtë mocion. Pra, mocioni i mosbesimit ndaj kësaj Qeverie është rruga e drejtë dhe e duhur përpara, e jo negociatat për koalicione të reja qeverisëse që e shpëtojnë kryeministrin duke e copëtuar e shitur Kosovën”, ka theksuar ai.



Ndërkaq, Glauk Konjufca tha se tani në një vjetorin e ndërhyrjes së forcave speciale të policisë së Kosovës në veri të vendit, qeveria po përgatitet që për veriun të hyjë në negociata me Serbinë.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! iu bën thirrje të gjitha subjekteve opozitare të mos i bashkohen PDK-së në një koalicion të korruptuar qeverisës i cili do të krijohet për t’ia dhënë veriut autonominë e kontrolluar nga Beogradi. Kosova nuk ka nevojë për një Qeveri që bën kompromise për territorin e vet. Republika e Kosovës ka nevojë për një bashkim të fuqishëm opozitar dhe mbarëshoqëror deri në shfuqizimin e mandatit të kësaj Qeverie aktuale, dhe jo t’i ndihmojmë asaj në qëllimet dhe projektin e saj të dëmshëm”, ka pohuar ai..


Ai përmendi edhe vizitën e Ban Ki Munit në Kosovë, duke theksuar se ai ka ardhur këtu për nisjen e dialogut politik për veriun e Kosovës. Konjufca tha se Ban Ki-moon nuk njeh institucionet tona politike nuk i pranoi ato duke i zhvilluar takimet në aeroport.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)