03 Maj 2024

Vllasi: Për Kosovën, njësoj kushdo të fitojë në Serbi

Prishtinë, 8 prill - Ish-funksionari i lartë nga Kosova, tani avokati Azem Vllasi thotë se Kosova nuk është e interesuar se kush do të fitojë në zgjedhjet në Serbi, raportojnë mediat serbe.

Vllasi ka shtuar se pret që politika e Beogradit  ndaj Prishtinës të ndryshojë , kushdo që të fitojë në zgjedhje.

\"Nuk ia vlen që të mërzitemi për shkak të këtij apo atij rezultati zgjedhor te fqinjët. Sërbia të zgjedhë pushtetin siç e meriton, ndërsa ne do të shikojmë punët tona”, ka thënë Vllasi për gazetën novosadase \"Dnevnik\".

Sipas tij, opinioni në Kosovë para 4 vjetësh ka menduar se do të jetë ndryshe, kur në Serbi kishte fituar opsioni i cili ishte përbetuar për BE-në, dhe më pastaj u dëshmua se “në shumëçka vazhdoi politikën e Milosheviqit”.

Vllasi ka vlerësuar se edhe në Serbi tema kosovare në fushatën aktuale zgjedhore do të ketë më pak ndikim te elektorati se sa që kishte në vitet e mëhershme, sepse “në këtë temë më nuk fitojnë votat”.

\"Shumica e qytetarëve serbë në perceptimet e tyre janë para politikanëve, të vetëdijshëm se Kosova ka nis rrugën e vet, se është e pavarur dhe se tregimet për dofarë ruajtje sovraniteti dhe integriteti territorial, janë të zbrazëta”, ka thënë Vllasi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)