02 Maj 2024

Vlerësohet kontributi i NATO-së në Kosovë

Prishtinë, 3 tetor - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, të kryesuar nga Lordi Tomas Michael Jopling.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm që po e jep NATO përmes KFOR-it në Kosovë, për të pasur një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe kontributin në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK), në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale.

Zëvendëskryeministri e ka njoftuar delegacionin e NATO-së me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe angazhimet e Qeverisë në përmbushjen e prioriteteve të saja, ku sipas tij janë: integrimet euro-atlantike, sundimi i rendit dhe ligjit, zhvillimi ekonomik, integrimi i plotë i veriut të Kosovës etj.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri Kuçi e ka njoftuar delegacionin e NATO-së për punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në avancimin e lirive dhe të drejtave të minoritetet që jetojnë në Kosovë.

Në anën tjetër, ka kërkuar që NATO të mbështes Kosovën për tu bërë pjesë e Procesit të Partneritetit për Paqe (PfP), si hapë i rëndësishëm në rrugën drejtë anëtarësimit në këtë organizatë dhe përfshirjen e FSK-së në programe dhe iniciativa rajonale që i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit.

Ndërsa, përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, kanë vlerësuar progresin e bërë në Kosovë dhe kanë inkurajuar që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen me dialog.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)