11 Maj 2024

Vetëvendosje shënon 7 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 12 qershor - Lëvizja Vetëvendosje sot ka kujtuar 7 vjetorin e krijimit të kësaj lëvizje që nis qysh nga shkrimi për herë të parë i parrullës Jo Negociata – Vetëvendosje!, me 12 qershor të vitit 2005.

“Nisëm para 7 vjetëve, me parullën Jo Negociata – Vetëvendosje!. Jo Negociata ishte kritika dhe kundërshtimi ynë. Vetëvendosje! ishte zgjidhja dhe koncepti ynë. Në atë kohë nisëm duke problematizuar ndryshe në mënyrë të dyfishtë... Dhe, sërish, ishim të ndryshëm, prej gjithë të tjerëve në mënyre të dyfishtë. Së pari, nisëm me ide krejtësisht tjetër\", tha kryetari i kësaj Lëvizje Albin Kurti.
 
Shtatë vite organizim e protesta shte parulla e parë e shkruar më 12 qershor të 2005, në muret e UNMIK ku u arrestuan thuajse të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes që kërkonte ndalimin e negociatave me Serbinë pa e kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës, kërkimfaljen, dëmshpërblimin dhe kthimin e të pagjeturve.

Qindra protesta, aksione simbolike, art dhe politikë, gjuajtje me vezë drejt zyrtarëve të Beogradit, e fushata për bojkotimin e mallërave serbe kanë përcjellur ngjarjet dhe organizimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas formimit të Vetëvendosjes dhe pas aksioneve të ndërmarra kundër misioneve që nuk lejonin shpalljen e pavarësisë dhe vepronin në kuadër të rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara ku Kosova njihej si pjesë e Serbisë, Albin Kurti u arrestua dhjetra herë nga policia e UNMIK, Shërbimi Policor i Kosovës, por edhe nga policia e EULEX dhe e Kosovës së voni.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, lider studentor i protestë së 1 Tetorit 1997, ishte arrestuar nga policia serbe në 99-tën për shkak të angazhimit të tij në zyrën politike të UÇK-së në Prishtinë dhe u lirua në 2001.

Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka 12 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe është subjekti politik që ka kërkuar më së shumti interpelanca dhe mocione për kryeministrin që nga themelimi i Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)