13 Maj 2024

Vetëvendosje protestuan kundër bisedimeve Kosovë - Serbi

Prishtinë, 21 qershor - Anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, hodhën domate mbi ndërtesën e qeverisë së Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Protestues të kësaj lëvizjeje, u mblodhën sot në oborrin e qeverisë së Kosovës në kohën kur atje po qëndronte ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë – Serbi, Robert Cooper.

Gjatë protestës, ata hodhëm domate të kalbura, së pari, mbi Robert Cooper, e pastaj mbi hyrjen e ndërtesës së Qeverisë. 

\"Ne besojmë që në aspektin fizik dhe hapësinor, Qeveria nuk duhet të ketë fare oborr: le të punojnë në atë ndërtesë të lartë me pafund zyra që i kanë kurse oborri aty duhet t’i përkasë qytetarëve të cilët edhe ashtu kanë aq pak hapësirë publike\", kanë thënë aktivistë të Vetëvendosjes.

Në anën tjetër,  në aspektin politik, e gjithë Kosova sipas tyre duhet të jetë oborr i Qeverisë sepse në vend se të përgatiten për rifillimin e dialogut me Serbinë, tash për veriun e Kosovës, qeveritarët duhet t’i shërbejnë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, interes jetik i të cilëve është sovraniteti dhe integriteti territorial. Kosova duhet t‘i ketë kufijtë e mbrojtur e jo ndërtesa e rrethuar me grila e Qeverisë.

\"Sot, ne protestuam kundër qëndrimit paternalizues e shtrëngues të përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper, e në të njëjtën kohë kundër qëndrimit servil e të padenjë të qeveritarëve të Kosovës.\"


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)