30 Prill 2024

Vetëvendosje paralajmëron sërish protesta

Prishtinë, 1 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një tjetër protestë paqësore kundër negociatave me Serbinë dhe kundër dhunës policore ndaj protestuesve.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV Visar Ymeri tha se një protestë paqësore të shtunën do të organizohet nga shoqëria civile.

Sipas tij, Kuvendi nuk po e përfaqëson vullnetin e qytetarëve, andaj u bëri thirrje edhe deputetëve të dalin në protestë.

“Ky Kuvend i votave të vjedhura të shumicës, nuk ka përfaqësuar asnjëherë vullnetin e lirë dhe demokratik të popullit tonë. Rrjedhimisht ne u bëjmë thirrje të gjithëve por edhe deputetëve këtu, që t’i bashkohen kësaj proteste, të bashkohen me qytetarët e Kosovës në këtë protestë paqësore që do të zhvillohet të shtunën, kundër negociatave dhe kundër këtij shteti policor”, tha Ymeri.