02 Maj 2024

Vetëvendosje: Kjo Qeveri duhet të shkojë

Prishtinë, 4 tetor - Pas diskutimit të djeshëm për procesin e privatizimit në përgjithësi, me theks të veçantë në privatizimin e ndërmarrjeve publike të Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës serish sot ka shtyer seancën.

Diskutimi në Kuvend për çështjen e privatizimit nuk është përmbyllur. Madje, shumica dërrmuese e deputetëve që diskutuan dje ishin kundër këtij privatizimi abuziv që po e zbaton Qeveria.

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se rrjedhimisht Qeveria nuk ka të drejtë të ndërmarrë asnjë hap tutje në këtë proces.

"Çfarëdo procedimi i qeverisë për privatizimin është jolegjitim, i papranueshëm, dhe do të përballet me kundërshtim të ashpër dhe të fuqishëm qytetar e të aktivistëve të Vetëvendosje!-s.

Vetëvendosje ka kërkuar që mocioni i përbashkët i tre grupeve parlamentare të votohet dje pas debatit.

Ky mocion bënte thirrje për pezullimin e procesit të privatizimit dhe që Kuvendi të jetë instanca e fundit vendimmarrëse për privatizimin e pronës publike.

Votimin e mocionit nuk e lejoi Kryetari i Kuvendit për shkak se ishte në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Ai tha që mocioni duhet të dorëzohet, paraprakisht të protokollohet dhe t’ju shpërndahet deputetëve.

"Ne e respektuam këtë për shkak se e respektojmë Rregulloren. Sot, prapë refuzuam ta shkelim rregulloren siç kërkohej nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci."

Qeveria dhe deputetët e saj e braktisën sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ata sipas Vetëvendosjes e dëshmuan sërish që e preferojnë informalitetin dhe anarkinë, se duan të marrin vendime dhe veprime ekzekutive jashtë Kuvendit të Republikës dhe kundër Republikës së Kosovës.

Vetëvendosje konsideron se kjo Qeveri duhet të shkojë për të shpëtuar Kosova dhe për t’u mundësuar shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik. Zgjedhjet e jashtëzakonshme sipas Vetëvendosje janë të domosdoshme.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)