15 Maj 2024

Vetëvendosje kërkon njohje nga Sllovakia

Prishtinë, 8 gusht - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, i shoqëruar nga Nënkryetari Shpend Ahmeti,  Sekretari për Marëdhënie me Jashtë Xhelal Sveçla, si dhe Drejtuesja e Komitetit për politikë të Jashtme Puhie Demaku, pritën sot në takim  Mikulas  Dzurinda, deputet i parlamentit sllovak dhe ish kryeministër i Sllovakisë, shoqëruar nga Milan Jezovica, analist politik dhe ish zëvendës minister i punëve të jashtme, Viktoria Jancosekova, asistente dhe shefe e kabinetit të Dzurinda dhe Lucia Klapacova, këshilltare për punë të jashtme.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë takimit me delegacion sllovak, ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e saj, ruajtjen e integritetit territorial dhe zhvillimin ekonomik.
 
Sipas kumtesës dërguar mediave nga Lëvizja Vetëvendosje, në takim janë diskutuar edhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, me theks të veçantë “qëllimet e Serbisë për Kosovën dhe rajonin, si dhe vështirësitë që kjo i shkakton Kosovës për zhvillim normal”.
 
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga delegacioni që Sllovakia ta njohë sa më shpejt Kosovën, sepse kjo, sipas saj, do të sillte përparim kualitativ dhe jo vetëm kuantitativ në stabilizimin e Kosovës.
 
Xhurinda ka shprehur vullnetin që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Sllovakisë të ngrihen në nivel më të lartë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)