04 Maj 2024

Vetëvendosje: Harta me dhuratat e Thaçit për secilën komunë

Prishtinë, 30 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje në një aksion që ka ndërmarrë sot "Dhuratat e Hashim Thaçit për popullin e Kosovës" dhuratat kjo Lëvizje i ka përmbledhur në 13 pika.

Sipas Vetëvendosjes në vendin e parë është “vjedhja industriale të votave”, e pasuar nga negociatat me Serbinë, “pa e njohur kjo e fundit Kosovën si shtet”

Kosova sipas kësaj Lëvizje u fut në krizë buxhetore si rezultat i premtimeve zgjedhore, financiarisht të pabazuara, ndërsa privatizimi i PTK-së u fut në mënyrë të jashtëligjshme në Ligjin për Buxhetin e Kosovës.

“Zgjedhja e presidentëve u bë në mënyrë kundërkushtetuese, dy herë”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes, për të cilën “dhuratë” është edhe pritja e përfaqësuesit të delegacionit të Serbisë, Borislav Stefanovic, i cili më vonë u printe strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës.

“Vazhdoi zhvatja e parasë publike në emër të Rrugës së Kombit duke i paguar Bechtel & Enka-s çmime deri në tri herë më të larta se ato të tregut. U arritën marrëveshje që zhbëjnë aspektet formale të shtetësisë së Kosovës aty ku ato kanë më së shumti rëndësi: pra, në raport me Serbinë”, thonë aktivistët e Lëvizjes.

Gjendja në veriun e Kosovës sipas tyre degradoi “pas ndërhyrjes aventureske, për poenë politikë të Qeverisë së Kosovës, duke e forcuar Serbinë atje dhe duke e defaktorizuar përfundimisht shtetin tonë me tërheqjen e Policisë e Kosovës”.

Për Vetëvendosjen, dështim është largimi i masave të reciprocitetit me Serbinë, sepse gjatë asaj periudhe ekonomia e Kosovës pati ditët më të mira. Ndërsa, duke u bazuar në raportet ndërkombëtare, VV thotë se Kosova renditet në mesin e shteteve më të korruptuara dhe më jodemokratike.

“Qeveria e Kosovës, përmes marrëveshjes së katërt me Serbinë për këtë vit, e ndryshoi karakterin e kufirit të Kosovës me Serbinë, nga kufi ndërshtetëror në kufi administrativ”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)