07 Maj 2024

Vetëvendosje, hajmali për ministrin Bajram Rexhepin

Prishtinë, 15 tetor - Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar së kur Vetëvendosje! shqetësohej për shqiptarët në pjesën veriore të vendit duke i vizituar ata, duke dëgjuar problemet e tyre e duke i ngritur ato si çështje në Kuvendin e Kosovës, Bajram Rexhepi na përgjigjej me shakanë e tij të pakripë: “Ata që kanë frikë duhet t’u shkruajmë hajmali”.

Nuk kaloi java dhe tre shqiptarë u rrahën e u tortuaruan tek po bënin punët e tyre atje.

Sipas vetëvendosjes Rexhepi uli kokën sikur struci dhe duke mos folur do të përpiqej të na thoshte se aty nuk ka probleme serioze me të cilat do të duhej të merrej ministri.

“Na doli që frikacaku i paarsyeshëm e që ka nevojë për një hajmali është pikërisht Bajram Rexhepi. Ai flet fjalë të mëdha në lidhje me problemin e veriut e në fakt veprat i ka të kundërta – e kjo është njëfarë skizofrenie që meriton hajmali”.

Bajram Rexhepi sipas kësaj levizje është i relaksuar deri në atë masë sa të bëj shaka. Ai është i relaksuar sepse nuk është i angazhuar. Angazhimi për veriun dhe mbrojtja e qytetarëve atje e ka të rëndë peshën e përgjegjësisë. Shakaja e Bajram Rexhepit është mungesa e guximit të tij.

“Bajram Rexhepi, Hashim Thaçi dhe secili qeveritar është shumë i brengosur për sigurinë e vet. Ata lëvizin me makina të blinduara e me eskorta edhe brenda Prishtinës, ndërsa në veri nuk guxojnë as të shkelin. Sigurinë e tyre e kanë siguruar duke rrezikuar Kosovën nga një raund negociatash në tjetrin. Siguria e popullit të Kosovës nis aty ku cënohet siguria e këtyre qeveritarëve.”

Kur një vend nuk ka integritet territorial, e për më tepër e ka ministrin e punëve të brendshme joserioz, problemi i vendit është shumë serioz.

“Mund të thuhet edhe ndryshe, Kosova është pa integritet territorial pikërisht sepse ka për ministra individ joserioz dhe për kryeministër një gënjeshtar public”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)