19 Maj 2024

Vetëvendosje: EULEX-i na mban jashtë BE-së

Prishtinë, 5 shtator - Ka disa ditë që Qeveria dhe Presidenca sipas Lëvizjës Vetëvendosje janë vënë në sikletin e akomodimit të mandatit të EULEX-it pas kësaj që po quhet përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Deri tash Baroneshës Ashton i kanë shkuar dy letra për këtë gjë - një letër nga Qeveria në emër të Hajredin Kuçit, një tjetër nga Presidentja Jahjaga. 

Fakti që Qeveria dhe Presidenca sipas vullnetit të tyre partikular i kanë shkruar Ashtonit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, sipas Vetëvendosjes tregon për keqfunksionimin e demokracisë në Kosovë.

Asnjëherë nuk u diskutua e nuk e debatua në Kuvend lidhur me kërkesën e Presidentes dhe Qeverisë për zgjatjen e mandatit të EULEX-it.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca konsideron se nuk është demokraci që EULEX-i të ftohet pa u pyetur Kuvendi, e Kuvendit t’i lihet vetëm miratimi i vendimmarrjes paraprake të Qeverisë dhe Presidencës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës është ai që duhet ta diskutojë çështjen nëse është apo nuk është i nevojshëm ende misioni i EULEX-it.

Presidentja në letrën e saj e falënderon EULEX-in për “stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës”.

Nëse ka një përgjegjës ndërkombëtar pse veriu i Kosovës mbetet i ndarë, ky sipas Vetëvendosjes është EULEX-i.

Veriu i ndarë i Kosovës në të cilin qeverisin strukturat e paligjshme të Serbisë është potenciali kryesor destabilizues në Kosovë.

\"EULEX-i nuk ka kontribuar aspak që ky faktor destabilizues të mënjanohet. EULEX-i jo vetëm që nuk do të na ndihmojë ta integrojmë veriun, por mund të jetë faktori pengues kryesor ndërkombëtar për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës atje, sepse vetë EULEX-i për ta shtrirë praninë e tij edhe në veri, u detyrua të bënte marrëveshje të veçantë me Beogradin\", ka thënë Konjufca.

Në këtë dritë duhet të shihet edhe deklarata e Baroneshës Ashton e cila thërret për negociata mes Kosovës e Serbisë për veriun e vendit tonë.

Kjo sipas kësja lëvizje i jep kuptim specifik angazhimit të EULEX-it në veri si një angazhim për pengimin e çfarëdo ndërhyrje të shtetit të Kosovës atje për shtrirjen e sundimit të ligjit.

\"EULEX-i tash e tutje do të jetë në funksion të ruajtjes së status quo-së në veri: status quo-së së kontrollimit të situatës nga strukturat e paligjshme të Serbisë.\"

\"Përveç neneve 17.1 dhe 18.1 për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, Presidentja i referohet edhe nenit 20.1. Në Kushtetutë ky nen e rregullon ‘bartjen e sovranitetit’ të Kosovës një organizate ndërkombëtare. Por, kjo praktikë aplikohet vetëm atëherë kur shteti anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Kosova është e vetmja që po i nënshtrohet një misioni të BE-së, kurse vetë nuk është pjesë e BE-së\", ka theksuar me tutje Konjufca.

Në letrën e saj Jahjaga menjëherë pas përmendjes së përmbylljes së pavarësisë, e fton EULEX-in që të vazhdojë me kompetencat e veta ekzekutive mbi institucionet e Kosovës, duke e mohuar kështu automatikisht përmbylljen e pavarësisë së Kosovës.

Ajo sipas tyre e fton EULEX-in që edhe pas përmbylljes mbikëqyrjes së pavarësisë të vazhdojë të emërojë prokurorë e gjyqtarë.

\"Jahjaga po e thërret një EULEX që është neutral ndaj statusit të Kosovës. Në këtë mënyrë, Jahjaga e ka shkelë Kushtetutën. Presidenti duhet të jetë garant i Kushtetutës, jo shkelës i saj. Presidenti duhet t’i del në mbrojtje të drejtës së shtetit të Kosovës për sovranitet të plotë, e jo misioneve që e kufizojnë këtë sovranitet.\"

\"Presidentja në njërin prej paragrafëve thotë që zyrtarët e EULEX-it do të shërbejnë në Kosovë sipas ligjeve vendore, kurse pak më poshtë thotë se ata kanë imunitet prej po lëtyre ligjeve. Imunitet në Kosovë duhet të kenë vetëm ambasadat dhe trupat e NATO-s sipas një marrëveshje për statusin e forcave me Republikën e Kosovës\", ka vlerësuar ai.

15 qershori 2014 nuk është afati përfundimtar i mandatit të EULEX-it në Kosovë sepse presidentja këtë gjë ia ka lënë në mëshirë “vlerësimit të përbashkët”.

Kjo sipas Vetëvendosjes do të thotë që nëse faktorët ndërkombëtarë nuk pajtohen me përfundimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, atëherë kjo nënkupton që ky mandate vazhdon. 

\"Presidentja thërret për një Kosovë “shumetnike, demokratike dhe të begatshme”. Por  jo “sovrane”. Në letrat që i dërgohen BE-së nga Qeveria dhe Presidenca shtetësia dhe sovraniteti përmenden minimalisht, për të mos thënë fare. Kjo është gjuha e atyre që i përshtaten dhe konformohen me neutralitetin e EULEX-it ndaj Kosovës.\"

Herën e fundit që mandati i EULEX-it është mandatuar, është 5 qershori i këtij viti. Në këtë mandatim nuk është reduktuar asnjë kompetencë ekzekutive e EULEX-it. Përkundrazi, janë shtuar disa kompetenca të EULEX-it. P.sh. një pikë EULEX-it ia mundëson bashkëpunimin me sistemet e drejtësisë së vendeve në rajon. Kjo është bërë posaçërisht për Serbinë, ashtu që EULEX-i të bashkëpunojë me Serbinë sidomos kur është fjala për hetimin e krimeve të luftës.

Nëse punëtorëve të EULEX-it u garantohet imuniteti sipas Deklaratës së Vjenës, atëherë së paku Qeveria mund ta shfrytëzojë nenin 4 të kësaj deklarate për mundësinë e mosmiratimit të kreut të caktuar të misionit si dhe nenin 9 nëpërmjet të cilit individë të caktuar mund të shpallen persona non grata. 

Politika neutrale e EULEX-it sipas Vetëvendosjes e përforcon mosnjohjen e Kosovës nga 5 shtetet anëtare, sepse këto shtete arsyetohen po ashtu se vetë EULEX-i si institucion i BE-së nuk e njeh Kosovën si shtet. 

Kështu, Qeveria sipas Lëvizjes Vetëvendosje po i propozon EULEX-it që të jetë i veçantë për çështjet e veriut, duke e trajtuar veriun ndaras. \"Në të vërtetë, ky është propozim që t’i kemi dy EULEX-ë.\"     


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)