04 Maj 2024

Vetëvendosje: Dhuratat e Edita Tahirit për popullin e Kosovës

Prishtinë, 4 janar - Gjatë viti 2011 Qeveria e Kosovës realizoi 8 raunde të negociatave me Serbinë ku kryenegociatore u zgjodh Edita Tahiri.

Kjo sipas Vetëvendosjes, deri në ditët e sotme, do të vazhdonte t'i kryente me përpikëri detyrat që i ishin ngarkuar nga Qeveria e Kosovës: të lëshonte pe karshi shtetit të Serbisë edhe nëse kjo do të nënkuptonte degradimin e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Secili raund i negociatave po sipas Vetëvendosjes ishte një hap më tepër në zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Raundi I
8 mars 2011
Edita Tahiri i nisi negociatat me Serbinë që ende nuk na ka njohur. Serbia nuk u kushtëzua për asgjë nga Kosova ndërkohë që me negociata po i lehtësohet rruga për në BE. Negociatat nisën duke e shpërfillur Kuvendin e Kosovës.

Raundi II
28 mars 2011
Në negociata shtohen tema të reja (telekomunikacioni dhe energjetika), ndërsa për temat e Raundit të parë (regjistri civil dhe librat kadastral) Edita Tahiri fillon të lëshojë pe dhe shprehet e gatshme që Kosova t’i pranojë vetëm kopjet. Pala serbe mbetet në qëndrimin fillestar: origjinalet e regjistrit civil dhe librave kadastralë mbesin në Serbi.

Raundi III
15 prill 2011
Kartat e identitetit, pasaportat, sigurimi i veturave, patentë-shoferët dhe tabelat e veturave, të gjitha këto çështje të brendshme të Kosovës, bëhen tema në negociata.

Raundi IV
17 maj 2011
Negociatave u shtohen edhe dy tema: personat e pagjetur dhe trashëgimia kulturore e Kosovës.

Ajo çka do të duhej të ishte një prej kushteve për të negociuar me Serbinë (kthimi i personave të pagjetur) bëhet temë e negociueshme!

Raundi V
2 korrik 2011
U arritën marrëveshjet e para në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Kjo e fundit kishte refuzuar kategorikisht çfarëdolloj marrëveshje që njeh shtetësinë e Kosovës.

Në të gjitha marrëveshjet (në atë për regjistrin civil, lëvizjen e lirë dhe pranimin e diplomave universitare), Qeveria e Kosovës hoqi dorë nga të gjitha elementet e shtetësisë dhe sovranitetit për Kosovën.

Detajet e marrëveshjeve, sikurse i gjithë procesi negociator, u mbajtën të fshehta nga qytetarët e Kosovës – sot e atë ditë!

Raundi VI
2 shtator 2011
Edita Tahiri takohet sërish me Borisllav Stefanoviçin i cili kishte shpërfaqur tashmë edhe në vepër qëndrimin e Serbisë karshi shtetit të Kosovës, duke u prirë strukturave oëegaëe dhe armiqësore të Serbisë në barrikadimin e veriut të vendit.

Qeveria e Kosovës i la vulat doganore pa Republikë të cilën e hoqi edhe nga dokumentet e tjera përcjellëse.

Ndërkohë që në veri të vendit vriteshin e plagoseshin policët shqiptarë, megjithë faktin që edhe vetë Hashim Thaçi deklaroi se dhuna e strukturave paralele në veri është e orkestruar nga shteti i Serbisë, ndaj këtij shteti u bënë kompromise të reja në kurriz të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. 

Raundi VII
21 nëntor 2011
Vazhdojnë negociatat mbi marrëveshjet e arritura gjatë raundeve të kaluara. Diskutohen edhe marrëveshjet që u arritën më vonë për çështjen e kufijve.

Raundi VIII
30 nëntor 2011
Ndonës vetë Edita Tahiri kishte deklaruar që me Serbinë nuk do të negociohen çështjet e doganave dhe kufijve, në këtë raund Qeveria e Kosovës e bëri kompromisin e radhës duke hequr dorë edhe më tutje nga shtetësia e Kosovës.

Kufiri shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u shndërrua në kufi administrativ ndërsa pikat kufitare në pika kaluese.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)