02 Maj 2024

Vetëvendosja ankohet Francës për fjalët e ambasadorit Fitou

Prishtinë, 25 tetor - Lëvizja Vetëvendosje mendon t’i ankohet shtetit francez për sjelljen e ambasadorit të tij në Kosovë, Jean Fransua Fitou, i cili një ditë më parë i quajti veprimet e kësaj lëvizje fashiste.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se për deklaratat e tilla në Paris, ambasadori francez do të mund të përballej me pasoja të tjera.

Konjufca ka theksuar se sjellja dhe gjuha e ambasadorit Fitu, nuk ka të bëjë asgjë me gjuhën dhe fjalorin diplomatic që duhet ta ketë një ambasador.

Ai madje konsideron se ambasadori Fitu do duhej të ishte falënderues që është në ambasador në Kosovë, ngase në vendin e tij në Francë, do të mund të përballej me goditje nga domatet për një fjalor të tillë.

Fashizëm sipas Konjucës, nuk është e drejta e qytetarëve për të protestuar dhe për t’ia ndërprerë, siç thotë ai, gënjeshtrat një ministri, por fashizëm është keqpërdorimi i parasë publike dhe shtypja e fjalës së lirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)