29 Prill 2024

Veteranët paralajmërojnë se shtatori është muaji i fundit i durimit

Prishtinë, 10 gusht - Ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ia bëjnë me dije Qeverisë se shtatori është muaji i fundit i durimit. Në tetor do të futen brenda Qeverisë dhe në rast intervenimi thonë se do të kundërpërgjigjen.

Mirëpo, udhëheqësi i Zyrës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kryeministri, Faik Fazliu, thotë se përfaqësuesit e veteranëve të luftës nuk do të kenë mundësinë të protestojnë për faktin se brenda këtij viti qeveria do t’i ketë të gatshme dy ligjet që kanë të bëjnë me këtë kategori.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë për “Zëri” se pas paralajmërimit të tyre se do të protestojnë, kanë marrë kërcënime të rënda që mos të dilet në protesta.

“Mirëpo, ne jemi kërcënuar edhe nga Serbia, para lufte dhe gjatë lufte, por nuk jemi zmbrapsur aspak”, deklaron Qeriqi.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se në rast se nuk përmbushen kërkesat e organizimit që ai përfaqëson, atëherë nuk mund të përjashtohen protestat.

“Ne jemi duke pritur muajin shtator... që ligji të kthehet në kuvend për ndryshim në bazë të kërkesave që ne i kemi bërë: përfshirja e beneficione për veteranët dhe përmirësimi i periudhës kohore për dëshmorët e kombit”, thotë Xhemajli.

Veteranët e UÇK-së konsiderojnë se Projektligji për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, të invalidëve, të veteranëve, të pjesëtarëve të U{K-së dhe të familjeve të tyre, i miratuar në lexim të dytë vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, duhet të pësojë ndryshime. Ky projektligj është miratuar më 8 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka hyrë në fuqi prej 1 janari të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)