03 Maj 2024

Vetëm LDD konfirmon kandidatin për Kaçanik

Prishtinë, 18 maj - Një ditë pas shpalljes së datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Kacanikut, partitë e mëdha zyrtarisht ende nuk kanë emra të kandidatëve. Por, burime të Radio Kosovës thanë se tani më partitë kanë përzgjedhur emrat. Zyrtarisht vetëm Lidhja Demokratike e Dardanisë konfirmoi emrin e kandidates për kryetare.


Elife Murseli nga dega e LDD-së në Kaçanik është emri i vetëm që dihet deri më tani që hyn në garë për të marrë postin e njeriut të parë për Kaçanik. Këtë e ka bërë publike për Radio Kosovën, vetë Elife Murseli e cila njëherit është edhe kryetare e degës së LDD-së në Kaçanik
.
Në anë tjetër PDK, AAK, LDK, VV, AKR thanë se ende janë në konsultime dhe se shumë shpejtë do të dihen emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë për kryetar të Komunës së Kaçanikut. Kryetari i VV Basri Kodra tha se shumë shpjet do të mbahet mbledhja e këshillit ku edhe do të paraqiten emrat dhe do të shkohet në votime.

“Në këto momente ne nuk mund ta bëjmë asgjë të ditur me emrat konkret për kandidatura për shkak se nuk i kemi përfunduar procedurat që jemi të obliguar t’i përfundojmë në mënyrë që të dalim me emra konkret”, tha Kodra.

Edhe kryetari i degës së AAK-së, Tahir Çaka tha se ende subjekti i tyre nuk është përcaktuar për emër por se kjo gjë do të bëhet nga mesi i javës tjetër.

“Për momentin nuk kemi vendosur ende për kandidatin,besoj që brenda dy ditëve do ta kemi, deri të martën do ta kemi edhe emrin e kandidatit”, tha Çaka.

Ndërkaq burimet e Radio Kosovës bëjnë të ditur se emri më i përfolur si kandidatë nga radhët e PDK-së është, Besim Ilazi, nga LDK-ja Sahit Bela, nga AAK-ja, Tahir Çaka, nga VV Shukri Luta por se këta emra ende nuk janë zyrtarizuar. Ndryshe data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Kaçanikut është 17 qershori i këtij viti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)