18 Maj 2024

Veriu vazhdon të mbetet sfidë

Prishtinë, 14 shtator - Presidentja Atifete Jahjaga në takimin inaugurues të Këshillit Konsultativ të Komuniteteve ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për integrimin e komunitetit serb që jeton në tri komunat veriore të Kosovës është përmes zbatimit të Planit të Ahtisarit dhe procesit të decentralizimit.

Sipas kreut të shtetit, integrimi i serbëve të veriut duhet të bëhet vetëm përmes Pakos së Ahtisarit dhe decentralizimit, njësoj siç ka ndodhur në pjesët tjera të Kosovës ku jeton komuniteti serb.

“Komuniteti serb në këto tri komuna duhet të çlirohet nga grupet kriminale që mbajnë peng të ardhmen e tyre. Ata duhet të dalin në zgjedhjet legjitime që organizojnë institucionet e Kosovës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legal dhe legjitim."

"Institucionet e Kosovës janë të gatshme të zhvillojnë dialogun me të gjithë qytetarët duke përfshirë këtu edhe qytetarët e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet”, ka theksuar Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)