17 Maj 2024

Veriu drejtë vetëqeverisjes lokale nën administrimin e KFOR-EULEX

Prishtinë, 22 shtator - Faktori ndërkombëtar po vlerëson si një zgjidhje disavjeçare për veriun e Kosovës një vetëqeverisje lokale dhe administrim të sigurisë e të sundimit të ligjit nga KFOR-i dhe EULEX-i.

Qytetarëve të pjesës më problematike të Kosovës do t`u ofrohet edhe një pako e leverdishme ekonomike në mënyrë që pas përfundimit të fazës së përkohshme të integrohen në jetën institucionale të shtetit të ri, pa ua mohuar vetëqeverisjen lokale të garantuar me Planin e Ahtisaarit, emri i të cilit nuk do të përmendet.

Burime të gazetës Koha Ditore kanë shpjeguar se roli shtesë i KFOR-it dhe i EULEX-it në atë pjesë të vendit është i patejkalueshëm për shkak të mungesës së sundimit të ligjit për një kohë të gjatë dhe refuzimit të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)