14 Maj 2024

Veriu do të jetë tema kryesore e dialogut Kosovë- Serbi

Prishtinë, 16 gusht - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka theksuar se veriu i Kosovës do të jetë tema kryesore e dialogut në nivel politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 
Ambasadori britanik po ashtu ka thënë se zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të jetë në kuadër të planit të Ahtisaarit, raportojnë mediat serbe.

Ai ka ftuar serbët që të përfitojnë nga ky plan, duke përsëritur se nuk do të diskutohet statusi i Kosovës.

”Veriu i Kosovës është një çështje e brendshme e Kosovës, por është e pamundur për të zgjidhur problemi pa dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka theksuar ambasadori britanik, për radion Kontakt Plus në Mitrovicë.

Cliff ka thënë se dialogu i ardhshëm do të jetë një betejë e vështirë, veçanërisht me qeverinë e re në Beograd.

Ai shpreson se do të vazhdojë dialogu për çështje teknike, por gjithashtu kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

”Unë besoj se marrëveshjet do të zbatohen për shkak se qeveria serbe e di se nuk ka mundësi të progresit drejt BE-së”, ka thënë Cliff.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)