03 Maj 2024

Vendi i luftes së Koshares, shpallet Zonë e Interesit të Veçantë

Prishtinë, 15 qershor - Sot, nga Qeveria e Kosovës u miratua vendimi për shpalljen e interesit të pergjithshëm nacional për ngastrat kadastrale të fshatit Koshare, ku është zhvilluar Beteja e Koshares nga Brigada 138 Agim Ramadani.


MMPH-ja duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojte si zonë me interes të veçantë për shkak të rëndësisë historike dhe kulturore për qytetarët, me qëllim të ruajtjes së vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht ruajtjes së autencititetit të zonës në të cilën është zhvilluar Beteja e Koshares nga  Brigada 138 - Agim Ramadani,  i propozon Qeverisë së Republikës së Kosovës, shpalljen e hapësirës të fshatit Koshare ku është zhvilluar Beteja e Koshares - Zone me interes të përgjithshëm dhe zonë me mbrojte të veçantë në një sipërfaqe prej 2488 ha.

Këtë  propozim e mbështesim në nenin 12.2 dhe 16.4 të Ligjit për Planifikim Hapësinor nr.2003/14, ku pas shpalljes së zonës së veçantë, merret vendimi për hartimin e Planit Hapësinor për Zonën e Veçantë të fshatit Koshare.

Marrja e vendimit për shpalljen e  hapësirës ku është zhvilluar “Beteja e Koshares”,nga “Brigada 138 - Agim Ramadani”, zonë me interes të veçantë apo zonë e mbrojtur, ka rëndësi të madhe historike, kulturore dhe strategjike  për të dëshmuar një ngjarje të rëndësishme, për sakrificën dhe dashurinë për liri para gjeneratave të tashme dhe atyre të ardhme.

Tek vizitorët kjo zonë ku përfshinë varrezat e Dëshmorëve, pjesë të zonave të luftimeve,  hapësirat e rrugëve dhe objektet e tjera  të cilat janë shfrytëzuar gjatë luftës do të zgjojë përjetime, respekt dhe pietet të thellë në rend të parë ndaj Dëshmorëve dhe viktimave që sakrifikuan jetën e tyre si dhe do ngelet një histori e ruajtur dhe e mbrojtur e paraqitur vizualisht me anë të infrastrukturës dhe ndërtimit për ato vlera.

Brenda kësaj zone përfshihet edhe Kompleksi Memorial i varrezave të dëshmoreve të renë në ”Betejën e Koshares” nga “Brigada 138 - Agim Ramadani”.

Sipas elaboratit të dorëzuar nga Komuna, që përfshinë sipërfaqen prej gjithsej 2488 ha,
propozohet që kjo sipërfaqe të vihet nën mbrojte të veçantë dhe të shpallet zonë me interes të veçantë.

Parcelat kadastrale  të përshkruara në elaborat janë prona private dhe shoqërore  të cilat duhet të shpronësohen sipas Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme të  Republikës së Kosovës Nr. 2009/03-L-139, të cilat i përkasin zonave kadastrale të Komunës së Gjakovës.

Punimet për ndërtimin e ketij memoriali do të fillojnë më 9 Prill 2012.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)