05 Maj 2024

Vazhdojnë aktivitetet e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë

Prishtinë, 11 shtator - Në ditën e dytë të aktiviteteve rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, sot, do të zhvillohet Konferenca “Kaptinë e Mbyllur në Ballkan”.

Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe Piter Feith mbajnë nga një fjalë rasti në këtë konferencë. Më pas zhvillohet konferenca “Tranzicioni në kohën e globalizimit”.

Ndërsa gjatë ditës do të zhvillohen sesione të konferencës ku do të ketë fjalime të personaliteteve të larta vendore e ndërkombëtare.

Gjithashtu sot zhvillohen takimet “Në prag të dekadës së dytë të pavarësisë, lista e rezultateve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare” si dhe “Çfarë më tutje për shoqëritë dhe ekonominë në Ballkan?”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)