06 Maj 2024

Vazhdimi i dialogut me Serbinë, legjtimon platformën serbe për Kosovën

Prishtinë, 21 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me platformën e përgatitur nga Serbia për Kosovën. Përmes një konference për shtyp përfaqësuesit e VV kanë kërkuar nga kryeminstri Thaçi të ndërpresë dialogun me Serbinë.

Sipas tyre vazhdimi i dialogut me Serbinë, pas prezantimit të platformës serbe, do të ishte pranim automatik i pazarit për veriun.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës u shpreh se derisa qeveria dhe kryeministri e quajnë platformën e Serbisë antievropiane dhe raciste, nuk kanë arsye të vazhdojnë edhe më tutje të marrin pjesë në dialog.

“Kemi thënë prej fillimit që qëllimi i Serbisë nuk është ndarja e Kosovës, por është krijimi i një Republike Serbe brenda Kosovës. Dhe pikërisht ajo u pa edhe me këtë platformën e re. Autonomia apo Republika Serbe brenda Kosovës, brina s’ka”, tha Ahmeti.

Glauk Konjufca nga ana tjetër, tha se Qeveria e Kosovës do të shprehte pajtueshmërinë me platformën serbe, nëse shkon në takimin e paraparë më 17 janar 2013 në Bruksel.

“Në momentin që këta shkojnë dhe temë do të jetë platforma e Serbisë, kjo është pajtueshmëri automatike se këta po duan ta ndajnë me Beogradin pushtetin në një pjesë të territorit tonë, dhe kjo është e padrejtë”, tha Konjufca.

Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje u bëri thirrje edhe BE-së e SHBA-së që të deklarojnë qartë qëndrimin e tyre për platformën e Serbisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)