04 Maj 2024

UNMIK-u pas dy javësh largohet nga veriu

Mitrovicë, 25 maj - Pas hapjes së Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ekzekutivi i vendit ka njoftuar shefin e UNMIK-ut, Farid Zaarif, se Zyra Administrative do të funksionalizohet brenda dy javësh.

Ndërkohë, Kuinti dhe Qeveria, presin që deri atëherë UNMIK-u të transferojë të gjitha dokumentet, të dhënat dhe materialet e tjera nga Zyra e krijuar nga Qeveria, shkruan koha.

Në zyrë do të mund të punësohen të gjithë serbët që kanë punuar në UAM, por jo edhe ata që kanë punuar njëkohësisht në strukturat paralele.

E zyrtarët e misionit të UNMIK-ut, nuk e kanë pritur edhe aq mirë këtë lajm, duke thënë se presin diskutime të mëtejshme me autoritetet e Kosovës dhe faktorët e tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)