01 Maj 2024

UNMIK-u nuk di çfarë të bëjë me administratën

Prishtinë, 31 maj - Misioni i Organizatës së Kombëve të Bashkuara në Kosovë nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me administratën e vet në Mitrovicë.

Shtetet mbështetëse të pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria i kanë kërkuar misionit që udhëhiqet nga Farid Zarif që të shuajë administratën e këtij misioni, e cila nga 2002-shi, ka administruar pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Krahas shuarjes së administratës, UNMIK-ut i është kërkuar edhe transferimi i të gjitha dokumenteve të kësaj administrate te Zyra administrative për veriun e Mitrovicës, e cila pritet që të funksionalizohet brenda javësh.

Një javë pas vendimit të Qeverisë për të krijuar zyrën e përkohshme në veri, UNMIK-u ende nuk ka vendosur nëse do ta mbyllë UAM-in.

“Është ende herët të përgjigjemi. Presim kontakte me autoritetet e Kosovës dhe me aktorët e tjerë”, ka përsëritur zëdhënësi i UNMIK-ut, Olivier Salgado, shkruan Koha Ditore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)